Përfundon seanca e Kuvendit, shkak mungesa e kabinetit qeveritar

05 prill 2024 | 12:24

Seanca e sotme me pyetje parlamentare ka përfunduar shpejt, pasi në Kuvendin e Kosovës nuk ishte i pranishëm kabinetit qeveritar.

Pos qeverisë, edhe numri i deputetëve ishte i vogël pasi sallën e kanë lëshuar AAK-ja. Kjo parti, nuk e ka vazhduar qëndrimin në seancë, pasi siç ka thënë shefi i grupit të AAK-së, Besnik Tahiri,  qeveria “nuk i jep llogari këtij Kuvendi”.

Kanë qenë të paktë deputetët që i kanë parashtruar pyetjet, ndonëse në sallë nuk ishin të gjithë ministrat, pos atij të Kulturës, Hajrulla Çeku dhe të Bujqësisë, Faton Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abuzimi fizik i Brad Pitt ndaj Angelia Jolie ka nisur…