
Përfundon sezoni për futbollistin e Realit
11 maj 2021
| 15:48
Real Madrid ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit Ferland Mendi. Francezi ka pësuar sërish lëndim dhe me shumë gjasa ky edicion për të ka marrë fund. Reali përmes një komunikatë ka konfirmuar se ky edicion ka marrë fund për Mendin.
“Në testet e bëra të lojtari ynë Ferlan Mendi, është diagnostikuar me një periostit tibial. Shërimi i tij do vazhdojë të vlerësohet”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se ky lëndim mund të shkaktojë që Mendi të humbas edhe Evropianin 2020.