Subvencionohen 46 fermerë në Mitrovicë

11 maj 2021 | 15:46

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity” kanë vazhduar me implementimin e projekteve të ndryshme në mbështetje të fermerëve.

Me këtë rast, të martën Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me “Qatar Charity” kanë mbështetur 46 përfitues, ku 8 prej tyre janë pajisur me serra bujqësore, 2 fermerë me tufë delesh, 12 fermerë me lopë qumështore, 20 fermerë me freza, 2 fermerë me kosë, si dhe 2 fermerë me motokultivatorë.

Në takimin e mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, me rastin e nënshkrimit të kontratave nga ana e fermerëve, nënkryetari Faruk Mujka, fillimisht ka falënderuar përfaqësuesit e “Qatar Charity” për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirë që kanë në shumë projekte, duke thënë se Komuna e Mitrovicës vazhdimisht do të mbështesë dhe do t’i rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, duke i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve.

Ndërsa drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, ka thënë se Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar të mbështesë fermerët, me qëllim të shtimit të prodhimeve bujqësore, duke i ndihmuar në sektor të ndryshëm të bujqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në…