Përfundon sezoni për Verrattin

09 maj 2021 | 14:03

Marco Verratti ka ndërpre seancën stërvitore të ditës së djeshme për një problem në gju dhe sipas komunikatës së shpërndarë nga klubi i Paris Saint Germin, duket se e ka mbyllur para kohe sezonin.

Klubi francez njoftoi se mesfushori u është nënshtruar ekzaminimeve të para dhe pas disa ditësh pushim, do të kryejë të tjera vizita, për të përcaktuar edhe datën e rikuperimit të plotë, por duket e pamundur që të zbresë në fushë për këtë sezon.

Lajmi ka shqetësuar jo pak edhe trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, pasi jemi vetëm një muaj para startit të kampionatit evropian dhe duket e vështirë që mesfushori të rikuperohet në kohë për t’iu bashkuar përfaqësueses së kaltër.

Ky sezon nuk ka qenë aspak me fat për Marco Verrattin, i cili nga janari deri në prill është ndalur dy herë për shkak të koronavirusit, ndërsa tani vjen edhe dëmtimi që mund t’i heqë shansin e dytë radhazi për të luajtur në Kampionatin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka shfaqur fuqinë e saj ushtarake me parada të…