Përfundon sezoni vjeshtor për Lorik Boshnjakun

11 dhjetor 2020 | 16:21

Sezoni aktual ka përfunduar për kapitenin e Prishtinës, Lorik Boshnjaku. Në seancën e fundit një ditë para ndeshjes, Gjilani-Prishtina, Boshnjaku pësoi një lëndim që nuk dihej shkalla e lëndimit.

“Pas ekzaminimit të hollësishëm, është konstatuar që ka lënduar fijen e muskulit të krahut, por fati në fatkeqësi është se nuk ka nevojë për operim, megjithatë kapitenit tonë i duhet të pushoj gjatë kësaj kohe dhe për të ka përfunduar stinori vjeshtor duke humbur katër ndeshjet e fundit”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Lorik Boshnjaku në këtë edicion deri para lëndimit është paraqitur në të gjitha ndeshjet, apo 15 sa ishin zhvilluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i…