Përfundon takimi i Kurtit me dy emisarët e BE-së, s’ka deklarime për media

10 janar 2018 | 20:21

Ka përfunduar takimi në selinë e Lëvizjes Vetëvendosjes ndërmjet zyrtarëve të kësaj partie dhe dy zyrtarëve të lartë evropianë nga Franca dhe Gjermania, pas të cilit nuk ka pasur deklarime për media.

I dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin kishin arritur sonte më herët në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të biseduar me udhëheqësit e kësaj partie, ndërkohë që edhe para takimit nuk janë deklaruar për media.

Më herët është thënë se vizita e dy zyrtarëve evropianë zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ata do të takohen me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrin e Kosovës, si dhe me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, në një konferencë për…