Përfundon takimi me dy kryetarët e veriut, Hovenier s’deklarohet për medie

29 maj 2023 | 10:28

Ka përfunduar takimi midis kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe atij të Zveçanit, Ilir Peci, me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Takimi u zhvillua në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe në të nuk morën pjesë krerët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, që vijnë nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas takimit, ambasadori amerikan Hovenier është parë duke u larguar nga zyrat e BE-së në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll është mbyllur…