“Përhapet me shpejtësi” / Si erdhi mutacioni i ri i koronavirusit që alarmoi Evropën

21 dhjetor 2020 | 02:52

Lajmi se një mutacion i ri i koronavirusit SARS-CoV-2 është identifikuar në Britani ka shkaktuar shqetësim tek publiku dhe ekspertët, në një kohë kur të gjithë shpresonin që ardhja e vaksinës të ndryshonte rrjedhën e pandemisë. Mutacioni N501Y (VUI-202012/01) u zbulua për herë të parë në Angli dhe duket se po përhapet më shpejt se mutacionet e tjera.

Duhet të theksohet se në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut, mutacioni D614G u zbulua në fillim të këtij viti, i cili gjithashtu besohet se e bën koronavirusin më ngjitës por nuk shkakton komplikacione serioze.

“Tri nivele të ndryshme të analizës, për sa i përket përbërjes gjenetike të koronavirusit, statistikave dhe testeve laboratorike, na tregojnë se ky mutacion është dukshëm më i lehtë për t’u transmetuar midis njerëzve sesa mutacionet e tjera”, tha Sir Patrick Valans , kreu i Komitetit Këshillimor i Ekspertëve të qeverisë britanike.

Sipas tij, mutacioni u zbulua për herë të parë në shtator. Nga mesi i nëntorit, 28% e rasteve në Londër ishin për shkak të N501Y. Gjatë javës së 7-13 dhjetorit, ai ishte përgjegjës për 62% të rasteve në kryeqytetin britanik.

“Tani është mutacioni mbizotërues në Britani, pasi arrin të mundë të gjithë të tjerët për sa i përket transmetueshmërisë,” tha Dr. Valance gjatë një konference për shtyp.

Çfarë bën mutacioni i ri?

Sipas virologëve britanikë që analizojnë mutacionin në detaje, N501Y e bën koronavirusin 70% më të shpejtë për tu përhapur në trupin e njeriut, krahasuar me mutacionet e tjera që u zbuluan në fillim të këtij viti gjatë valës së parë të pandemisë.

Vlen të përmendet se mutacioni është një proces i natyrshëm për koronavirusët. Disa pësojnë mutacion më pak dhe disa më shumë, siç është virusi i gripit sezonal. Megjithatë, ndonjëherë, këto ndryshime në përbërjen e një virusi ndryshojnë karakteristikat e tij dhe herë të tjera jo.

Nga ajo që dihet aktualisht për mutacionin e ri, studiuesit kanë qenë në gjendje të zbulojnë 23 ndryshime gjenetike, një numër jashtëzakonisht i madh. Disa nga këto kanë të bëjnë me modifikimet në proteinat e prodhuara nga koronavirusi. Deri më tani, ka pasur afërsisht 4,000 mutacione në gjenin që kodifikon proteinën S.

Nga erdhi N501Y?

Të dhënat paraprake mbi përshkrimin e mutacionit dhe të cilat janë botuar tashmë në virological.org tregojnë se ky lloj i ri mund të jetë zhvilluar në trupin e një pacienti që kishte infeksion kronik, ndoshta për shkak të një sistemi të dobësuar imunitar.

A e ka kaluar kufirin britanik?

Sipas shkencëtarëve britanikë, aktualisht nuk kanë prova që mutacioni ka kapërcyer kufirin e vendit. Sidoqoftë, një mutacion i ngjashëm është identifikuar në Afrikën e Jugut, i cili mendohet të ketë ndodhur spontanisht dhe në mënyrë të pavarur nga N501Y.

Bëhet fjalë për 501.V2 që sipas Ministrit të Shëndetësisë të Afrikës së Jugut Zveli Mize, është bërë dominant javët e fundit dhe duket se shkakton valën e dytë të epidemisë në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melinda Ademi është rikthyer me një këngë të re që…