Viktor Orban ia uroi fitoren VMRO-DPMNE-së

09 maj 2024 | 01:15

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, përpos atij të Sërbisë, ishte ndër të parët që uroi Hristijan Mickoskin dhe Gordana Siljanovska Davkovën për fitoren në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut.

“Urime VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit dhe Gordana Siljanovska-Davkovës për fitoren e merituar dhe historike në zgjedhjet e sotme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut! Mezi pres të punojmë së bashku për t’i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE!”, shkruan Orban në rrjetin social X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori italian në Beograd, Luca Gori ka vlerësuar sonte se…