Përjashtohet nga gara Luizi, theu rregullat e lojës

07 prill 2023 | 13:40

Vëllai i Madh iu kërkoi banorëve të BBV-së të zgjedhin liderin e ri të shtëpisë, por me një formulë të re.

Vëllai i Madh u ka kërkuar dje banorëve të “Big Brother VIP 2” që të zgjedhin liderin e ri të shtëpisë. Kësaj radhe votimi u bë nëpërmjet një formule të re.

Banorët që kandidonin për këtë post brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë pasur 30 minuta në dispozicion që të përgatisnin platformën e tyre, se çfarë ata ofrojnë e përse duhet të zgjidhen lider të shtëpisë.

Në garë ishin Qetsori, Nita, Kristi dhe Luizi dhe secili prej tyre ka pasur nga 5 minuta kohë, ku kanë mbajtur fjalim para banorëve për t’i bindur që të votojnë për lider.

Por, teksa po mbante fjalimin, produksioni ka përjashtuar nga gara për lider Luizin pasi theu rregullat duke përmendur nominimet.

Gjatë fjalës së tij, Luizi tha se nëse i jepni atij avantazhin në lojë të liderit, ai do të dërgojë në nominim Bledin, Nitën dhe Kristi.

Thyerja e këtij rregulli nuk u tolerua nga Vëllai i Madh, i cili vendosi direkt të përjashtojë Luizin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jori Delli është një nga banorët e cila ka tërhequr…