“Përjetova ngacmime seksuale në fillim të karrierës” Deklaratat e papritura të aktorit të famshëm

07 dhjetor 2022 | 14:38

Aktori i famshëm i Hollywood-it, George Clooney, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Washington Post”, ku ka rrëfyer momentet e vështira në fillim të karrierës së tij.

“Sinqerisht u objektivizova. Më kujtohet gjatë skenave të “Roseanne” që u transmetua nga viti 1988 deri në 1998, nëse do të ulesha për të marrë diçka ata do të më gjuanin në të pasmet”, rrëfeu ai.

Kujtojmë se rritja e tij profesionale erdhi pas filmit “Good Night, and Good Luck” në 2005.

Filmi mori çmimin Osella për skenarin më të mirë dhe çmimin Volpi për interpretimin më të mirë mashkullor në Festivalin e Filmit në Venecia. Gjithashtu, u nominua për gjashtë çmime Oscar.

Teksa foli për të ardhmen e tij në kinematografi, aktori tha se tani preferon të kalojë më shumë kohë me gruan e tij Amal dhe fëmijët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e enjte) do të mbahen homazhe në një vjetorin…