Nesër homazhe për ish-ushtarin e UÇK-së, Isuf Qetaj

07 dhjetor 2022 | 14:34

Nesër (e enjte) do të mbahen homazhe në një vjetorin e vdekjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Isuf Qetaj.

Sipas njoftimit të Komunës së Istogut, homazhet do të bëhen nga ora 12:00 pranë varrit të ish-ushtarit të UÇK-së, Isuf Qetaj, tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Koshare.

“Homazhe në një vjetorin e vdekjes së Isuf Qetaj. Nesër, me datë 08.12.2022, duke filluar nga ora 12:00, Kryetari i Komunës Ilir Ferati me bashkëpunëtorët e tij do të bëjnë̈ homazhe dhe do vendosin kurora lulesh pranë varrit të ish-ushtarit të UÇK-së, Isuf Qetaj, tek Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Koshare. Nisja me autobus të organizuar nga komuna bëhet në ora 10:00 nga Shtëpia e Kulturës ‘Adem Jashari’ në Istog”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Zgjedhjet në veri të Kosovës…