Përkeqësohen raportet e Qeverisë së Kosovës me UNMIK-un

05 qershor 2019 | 17:40

Arrestimi i shtetasit rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga autoritetet e Kosovës ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Prishtinës zyrtare dhe misionit të UNMIK-ut.

Mikhail Krasnoshchenkov, ishte ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri të vendit. Ai më pas ishte liruar ngase kishte imunitet diplomatik, përkundër akuzave për të cilat kishin folur presidenti dhe kryeministri i Kosovës, se zyrtari rus i UNMIK-ut, ishte kamufluar nën petkun e UNMIK-ut në kundërshtim të veprimeve ligjore të institucioneve të Kosovës.

Ndonëse ishte liruar, Qeveria e Kosovës e kishte shpallur atë si person të padëshiruar, përkatësisht “non-grata”.

Mediet në Beograd kanë raportuar për një takim mes shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, lidhur me rastin e arrestimit të shtetasit rus, punonjës i UNMIK-ut. Në administratën e UNMIK-ut nuk kanë ofruar detaje rreth këtij takimi.

Por, të menjëhershme kanë qenë reagimet e institucioneve të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj e kishte quajtur adresë të gabuar Beogradin për t’i diskutuar këto çështje.

Ai po ashtu ka shkruar se institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me UNMIK-un, pasi ky mision, siç thotë ai, po krijon pengesa për sundimin e ligjit dhe rendit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në: https://www.evropaelire.org/a/raportet-kosove-unmik-/29983068.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka ngushëlluar popullin austriak dhe…