Përkeqësohet gjendja e Aldo Teqajt, detajet e fundit nga spitali

06 tetor 2019 | 22:56

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit të tij.

Teqja fatmirësisht para se të përfundonte në tokë, është përplasur me një pemë dhe më pas me disa tenda që ishin poshtë pallatit dhe nuk ka ndërruar jetë.

Teksa sot u njoftua se ai e kishte kaluar rrezikun për jetë, pak më parë ai është futur në reanimacion pasi ka probleme me frymëmarrjen. Sipas burimeve për Top Chanel bëhet me dije që ka probleme me mushkëritë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus ka treguar “muskujt” ndaj…