Juve tregon ‘muskujt’ ndaj Interit

06 tetor 2019 | 22:47

Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus ka treguar “muskujt” ndaj Interit në derbin e zhvilluar sonte, pasi fitoi me rezultat 1-2.

Katër minuta i janë nevojitur skuadrës së Juventusit për të shënuar golin e parë, autor ishte Paulo Dybala. Interi u rikthye në minutën e 18-të, kur Lautaro Martinez shënoi nga penalltia për 1-1. Gonzalo Higuaini e vulosi rezultatin final duke realizuar golin e fitores në minutën e 80-të.

Pas këtyre tri pikëve, “Zonja Vjetër” është ngritur në vendin e parë me një pikë më shumë se Interi që bie në pozitën e dytë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në…