
‘Përkraheni policinë’, deputetët e LV-së ekzaltohen nga fjalimi i Kurtit (video)
02 qershor 2023
| 11:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës rreth zhvillimeve në veri.
Në një moment, ai ka folur edhe për Policinë e Kosovës, duke thënë se e ka mbështetjen e qeverisë e të popullit të Kosovës.
Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga deputetët që ta përkrahin Policinë e Kosovës. E kjo pjesë e fjalimit e ka entuziazmuar grupin parlamentar të LV-së, pasi të njëjtin e kanë duartrokitur Kurtin për këtë fjalim.
Të tilla duartrokitje kishte edhe pas përfundimit të fjalimit të gjatë të Kurtit.