Inzaghi: Nuk jemi favorit përballë Cityt

02 qershor 2023 | 11:36

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi e pranon se në finalen e Ligës së Kampionëve nuk është favorit përballë kampionëve anglez të Manchester Cityt.

Finalja do të luhet më 10 qershor në Stamboll, me ekipin e Gaurdiolas që duket me pranë se kurrë fitimit të trofeut të parë të këtij kompetecioni, edhe pse vitet e fundit i ka shkuar shumë pranë, nuk ia ka dalë.

“Sigurisht që nuk po e nisim si favoritë, por kjo është ajo që e bën futbollin kaq të mrekullueshëm”, u shpreh Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga rivalë në Big Brother, Luizi dhe Olta tashmë do…