Përkujtohen 29 dëshmorët e Drenasit

10 prill 2019 | 18:38

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të mërkurën është mbajtur një akademi përkujtimore në nderim për 29 dëshmorët e kësaj komune.

Të pranishëm në akademi kanë qenë familjarët e të rënëve, përfaqësues të shoqatave të luftës së UÇK-së dhe qytetarë të tjerë.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Drenasit, Gani Sylaj, ka thënë se me këtë akademi përkujtimore, duan t’i përkujtojnë 29 dëshmorët e Drenasit të cilët kanë dhënë jetën për liri .

Gjithashtu, të pranishmit në këtë akademi janë njoftuar se më 18 prill do të organizohet një akademi tjetër përkujtimore me rastin e rënies së 25 dëshmorëve të tjerë, dhe më 30 prill do të organizohet po ashtu një akademi kushtuar komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 278 viktimave civile në fshatin Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Çikatovë e Vjetër dhe fshatrave përreth.

Dëshmorët që janë përkujtuar në akademinë përkujtimore të organizuar nga Lladrovci janë: Afrim Halim Thaçi, Asllan Zymer Fazliu, Bajram Miftar Kiqina, Bedri Musli Demaku, Bekim Beqir Delija, Bekim Halit Krasniqi, Bekim Xhemajl Hysenaj, Daut Zenun Halilaj, Elmi Murat Lestrani, Emin Kadri Krasniqi, Fatime Xhemajl Bazaj, Fazli Halil Krasniqi, dr. Hafir Isuf Shala, Halit Sokol Qallapeku, Hamdi Hajzer Qallapeku, Hasan Sylë Hasani, Ismail Mustafë Thaçi, Mehmet Feriz Halilaj, Mehmet Sylë Qallapeku, Milazim Hasan Kiqina, Mujë Bahtir Qallapeku, Musli Kadri Krasniqi, Nuredin Abedin Munishi, Osman Xhemë Gjokaj, Rrahim Islam Bajraktari, Shaqir Rashit Franca, Smajl Xhemajl Bazaj, Xhevat Haxhi Demaku, dhe Ymer Sadik Shala.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit do të vazhdojë aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”…