Përkujtohen dëshmorët Dalip Behra e Bekim Gashi, Latifi: Ishin shembull i sakrificës dhe guximit

13 prill 2023 | 14:18

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të rënies në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës” të dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi.

Latifi ka thënë se sot po nderojnë kujtimin për jetën, veprën dhe sakrificën e tyre për liri. “Dëshmorët Dalip Behra e Bekim Gashi, janë shembull i sakrificës, i guximit, i nderit e i nderimit të atdheut dhe kombit! Këta trima i vunë gjoksin furtunës dhe vendosën të përballen me fatin, duke besuar thellë, se e drejta është në anën tonë dhe këtë luftë duhet ta fitojmë ne: të nëpërkëmburit, të dhunuarit, të persekutuarit, të gjymtuarit e të shndërruarit në hiç”, ka thënë Latifi.

Ai ka theksuar se rruga e luftës mbeti e vetmja mundësi për dinjitet njerëzor e kombëtar e për t’ia sjellë lirinë kësaj toke që po rënkonte nga dhimbjet e çizmës së huaj.

“I përjetshëm kujtimi për Dalipin, Bekimin dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës”, ka thënë kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka folur në…