
Përkujtohen dëshmorët Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë marrë pjesë në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi.
“Më 25 maj 1999 në luftë fyt për fyt me armikun, ranë heroikisht në altarin e lirisë bashkëluftëtarët: Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi. Sot, në përvjetorin e rënies së tyre, për të nderuar heroizmin e tyre, inauguruam Kompleksin Memorial, një vend përkujtimi dhe nderimi që do t’i shërbejë brezave të ardhshëm si dëshmi e sakrificës dhe guximit të tyre”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se kujtimi për ta do të jetojë përherë në zemrat tona, si frymëzim dhe si obligim për të ruajtur dhe forcuar lirinë të vulosur me gjakun dhe jetën e tyre.