Përkujtohen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

07 prill 2022 | 14:34

Më rastin e shënimit të 23-vjetorit të rënies së dëshmorëve Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij, bashkëluftëtarë dhe veteranët të UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë pranë vendit ku prehen dëshmorët në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri.

Kryetari Lladrovci ka theksuar se nderimi i dëshmorëve të kombit është nderim i shtetit të Kosovës.

“Përvjetorët e dëshmorëve janë ditëlindje e shtetit të Kosovës sepse pa sakrificën e tyre ky vend që po e gëzojmë lirinë nuk do të kishte epitetin ‘shtet’ sepse nuk do të ishte i pavarur, por që vepra heroike e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e realizoi këtë epitet të vendit tonë, shtetin e Kosovës, pra, dëshmorët janë simbol i pazëvendësueshëm i shtetësisë së Kosovës, vulë dhe ADN e kësaj shtetësie”, ka thënë Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nisi një nga javët më…