Përkujtohen luftëtarët e Zonës Operative të Llapit, Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi

09 maj 2022 | 22:48

Në 23 vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Fatmir Hyseni dhe Skender Gashi të rënë gjatë betejave kundër forcave serbe me 9 maj 1999.

Në nderim të rënies së dëshmorëve, Fatmir Hyseni dhe Skender Gashi, shumë bashkëluftëtar dhe familjar kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Penuh të Besianës.

Bashkëluftëtarët e Fatmirit dhe Skënderit, evokuan kujtime të lavdishme për ushtarët e rënë në fushën e  betejës, si dhe për kontributin dhe moralin e lartë që kishin deri në rënien e tyre.

Më pas familjar të shumtë, shokë e bashkëluftëtar kanë vizituar edhe vendin e rënies së dëshmorit Fatmir Hyseni te Guri i Bardhë, në malet e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezervat e energjisë në Detin e Zi janë të mjaftueshme…