Përkujtohen tre dëshmorët dhe njëmbëdhjetë martirët e fshatit Vitak

26 mars 2019 | 11:55

Në 20-vjetorin e rënies janë përkujtuar tre dëshmorët dhe njëmbëdhjetë martirët e fshatit Vitak të Skenderajt.

Në përkujtim të tre dëshmorëve Zeqir e Isuf Malaj dhe Ismet Spahiu, si dhe të 11 martirëve të fshatit Vitak është mbajtur edhe një akademi përkujtimore.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se sot kujtojnë e respektojnë të gjithë dëshmorët dhe martirët që gjaku i tyre është bërë liri për Kosovën.

“Muaji mars sjellë në vëmendjen tonë sakrificën e popullit tonë për lirinë e vendit, për lirinë e kësaj toke për të cilën breza të tërë sakrifikuan jetën dhe dhanë gjithçka që patën, vetëm për të mos duruar pafundësisht robërinë. Lufta e popullit shqiptar pothuajse na mori gjithçka që kishim, por kurrë nuk u dorëzuam në rrugëtimin tonë drejt lirisë së vendit. Pasi që lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe e pastër, u pagua me jetë kjo liri, ranë dëshmorë shumë burra të zotë të atdheut dhe të tillë ishin edhe dëshmorët Zeqir e Isuf Malaj dhe Ismet Spahiu”, ka thënë Jashari.

Të pranishmëve në këtë akademi u është drejtuar edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, i cili ka thënë se po përkujtojnë ata që ranë për lirinë që sot e gëzon populli i Kosovës.

Ndërsa, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka thënë se dëshmorët dhe martirët duhet të kujtohen çdo ditë për të mos u harruar gjaku i derdhur për liri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NBA vijon të dhurojë spektakël. Duke qenë kampionati më i…