Fitojnë Memphisi, Portlandi, Orlando dhe Utaha

26 mars 2019 | 11:54

NBA vijon të dhurojë spektakël. Duke qenë kampionati më i fortë në botë i basketbollit, të gjithë adhuruesit e këtij sporti janë sy e veshë andej.

Në sfidat e radhës, befasia ka ardhur nga Memphis Grizzlies, që ka mposhtur Oklahoma City Thunders me rezultatin 115-103. Emocione edhe në ndeshjen tjetër, u Portland Trail Blazers vetëm në pesë minuta ka siguruar triumfin ndaj Brooklyn Nets. Rezultati përfundimtar ishte 148-144. Utah Jazz ka kaluar pa probleme Phoenix Suns, duke regjistruar rezultatin e thellë, 125:92.

Orlando Magic është treguar më lart se Philadelphia 76ers, duke fituar 119:98. Kujtojmë se tashmë kanë mbetur edhe tetë ndeshje nga fillimi i fazës “paly-off” në NBA.

Rezultatet

Orlando M.-Philadelphia                  119-98
Memphis G.-Oklahoma City Th.     115-103
Utah J.-Phoenix S.                             125-92
Portland Trail B.-Brooklyn N.          148-144

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në nisjen e “Javës së…