 
                    Përkujtohet dëshmori Bekim Hysenaj
                21 mars 2023
                |  13:41
            
        Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga nënkryetari Shala dhe drejtorë të drejtorive komunale, sot gjatë ditës kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit Bekim Hysenaj në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri.
Sot janë bërë 24 vite nga rënia e dëshmorit Bekim Hysenaj në betejën frontale të UÇK-së në fshatin Tërstenik.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        