Përkujtohet dëshmori Beqir Meha

25 mars 2018 | 13:59

Me rastin e 19-vjetorit të rënies së dëshmorit Beqir Meha, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, udhëheqës të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, dhe familjarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë lapidarit të dëshmorit në Çubrel, në vendin e rënies së tij.

Dëshmori Beqir Meha ishte vëllai i heroit Tahir Meha nga Prekazi, i cili ka rënë heroikisht më 13 maj 1981. Po ashtu, dëshmori Beqir Meha ishte njëri ndër luftëtarët e parë të orëve të lirisë si dhe bashkëluftëtarë i komandantit legjendar Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…