Përkujtohet dëshmori Isuf Ahmeti

02 gusht 2019 | 14:45

Ish-mësuesi, pedagogu dhe ushtari i UÇK-së, Isuf Ahmeti nga fshati Stubëll i Gjakovës është përkujtuar të enjten me rastin e 21-vjetorit të rënies së tij.

Ahmeti qysh në ditët e para të luftës së UÇK-së ishte angazhuar në zonën e Dukagjinit dhe ishte ndër ushtarët më të respektuar të fshatit.

Ai ka renë heroikisht më 2 gusht të vitit 1998, gjatë një ofensive të ndërmarrë nga forcat policore e ushtarake serbe në fshatrat e Rekës së Keqe. Trupi i tij prehet në varrezat e fshatit Stubëll.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lena Dunham ka thënë se ka filtruar me yllin Brad…