Përkujtohet dita e profesionistëve shëndetësorë, Sejdiu: Mos ta harrojmë sakrificën dhe kontributin e mjekëve ndër dekada

16 shkurt 2024 | 11:36

Sot është mbajtur ceremonia përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësor. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin të gjithë kryetarët e Odave të mjekëve, infermierëve, stomatologëve, farmacistëve si dhe drejtori i SHSKUK-së.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Kryetari i kësaj ode, Pleurat Sejdiu, i ka falënderuar të pranishmit ë kësaj ceremonie si dhe u ka ofruar bashkëpunim të mëtutjeshëm në mënyrë që të ketë shëndetësi më të mirë.

“Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu falënderon pjesëmarrësit në këtë ceremoni si dhe uron në bashkëpunime të mëtejshme, në mënyrë që të kemi një shëndetësi më të mirë, por duke mos harruar asnjëherë sakrificën dhe kontributin e mjekëve ndër dekada”, është thënë ndër tjera në faljen përshëndetëse të kryetarit Sejdiu.

Njoftimi i plotë:

Dita Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësor, 16 shkurt 2024

U mbajt ceremonia përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësor, ku të pranishëm ishin Dr. Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, Z. Elvir Azizi, drejtor i SHSKUK-së, Znj, Nexhmije Gori, kryetare e Odës së Infermierëve, Prof. Dr. Blerim Kamberi, kryetar i Odës së stomatologëve si dhe z. Kadri Bytyqi, kryetar i Odës së Farmacistëve.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu falënderon pjesëmarrësit në këtë ceremoni si dhe uron në bashkëpunime të mëtejshme, në mënyrë që të kemi një shëndetësi më të mirë, por duke mos harruar asnjëherë sakrificën dhe kontributin e mjekëve ndër dekada.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se…