Përkujtojmë atdhetarin GANI SYLAJ

05 korrik 2020 | 14:21

Shkruan: Lulzim Nika

Pas Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar i mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë londineze nuk i realizoi aspiratat e veta, por dhe populli shqiptar nuk i ndaloi asnjë herë përpjekjet e tyre për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.

Sot me rastin e një vjetorit të vdekjës se Gani Sylës, përkujtojmë një veprimtar të madh të çështjes atdhetare, që tërë jetën ia kushtoi lirisë së Kosovës, i cili veprojë në kohë më të vështira, atëherë kur zëri i atdheut thërriste për Liri, që ishte detyrë e secilit shqiptar që duhej t’i parashtronte vetit se çka mundet me dhënë që atij zëri t’i përgjigjej në kohe të duhur duke dhënë gjithçka për liri.
Nuk është lehtë që punën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare ta përshkruash me një shkrim kaq të shkurtër, por po nis nga rezistenca e Drenicës e udhëhequr nga Shaban Polluzha, pastaj lëvizjet tjera politike, siç ishin: NDSH-ja dhe më vonë LBRSH-ja e udhëhequr nga veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, që nuk e ndaluan asnjë herë luftën politike për çlirimin e trojeve shqiptare të cilat ishin të pushtuara nga Jugosllavi e Titos.

Angazhimin e tyre për çlirimin e vendit e paguan me jetë shumë patriot dhe veprimtar si intelektualët shqiptarë, Ali Gashi, Fazli Greiçevci etj.
Në përpjekjet e vazhdueshme për çlirim, vitet ’70-ta të shek. XX–të shënuan një kthesë të madhe në intensifikimin e luftës ilegale për çlirimin e Kosovës.
Gani Sylaj, ishte strumbullar i lëvizjes ilegale në Kosovë gjatë viteve ’70-ta e deri në çlirimin përfundimtar të atdheut tonë. Gani Sylaj, veprimtar i palodhshmëm i çështjes kombëtare, arriti të organizojë, të zgjerojë aktivitetet për çlirimin e Kosovës, si dhe të frymëzojë të rinjtë me idealin kombëtar, që më vonë ta marrin barrën e përgjegjësisë historike për çlirimin e Kosovës.
Disa nga studiuesit shqiptarë andej e këndej kufirit, që shkruan për vitet ’70-ta për Kosovën, fatkeqësisht, shkrimet e tyre i bazonin vetëm në burimet zyrtare jugosllave, të cilat burime ishin falso duke u bazuar në politikën ditor serbe, andaj këto burime nuk shfaqnin të vërtetën dhe realitetin politik të Kosovës, kështu u anashkaluar edhe roli i lëvizjes ilegale për çlirimin e Kosovës, që luajtën një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Pra në historiografinë̈ shqiptare të viteve ’70-ta në Kosovë, nuk janë paraqitur drejt këto ngjarje as historikisht, as shkencërisht, e për më keq duke i dhëne shpesh publikut një pasqyrim të shtrembëruar të zhvillimeve politike të kësaj periudhe.

Librat e Gani Sylës, veçanërisht libri ’’Ilegali i viteve shtatëdhjetë’’ është burim dhe referencë e rëndësishme historike për lëvizjen ilegale politike në Kosovë, pra është dokumentim i patejkalueshmëm në shkrimin dhe analizën historike shqiptare, andaj këtë literaturë të Gani Sylës duhet konsultuar vazhdimisht, nëse duam të kemi një tablo më të plotë të zhvillimit politik të Kosovës.

Andaj vepra e Gani Sylajt para se gjithash është vlerë akademike dhe shkencore, e cila duhet të jetë burim historik e shkencor për të gjithë hulumtuesit dhe studiuesit e kësaj periudhe.
Sot shënojmë një vjetorin e vdekjes se atdhetarit, veprimtarit dhe të burgosurit politik Gani Sylës.
Prehu në paqe Gani Syla.

(Autori është Drejtor i shk mesme ‘FEHMI LLADROVCI’ Drenas)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë,…