
Përkushtimi i Qeverisë Kurti për ta ndihmuar ‘Trepçën’ është shumë i madh
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se përkushtimi i Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për ta ndihmuar “Trepçën” është shumë i madh, ku përveç kësaj ndihme prej 3.5 milionë euro, në të ardhmen e afërt do të ketë përkrahje edhe më të madhe.
Kurti sot së bashku me ministren Rozeta Hajdari dhe ministrin Besnik Bislimi, sot vizituam ndërmarrjen “Trepça”, ku u takuan me Bordin e Përkohshëm dhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit.
“Kryeministri e njoftoj menaxhmentin e ‘Trepçës’ se Qeveria ka ndarë subvencionim prej 3.5 milionë euro për pagat e punëtoreve dhe obligimet e kësaj ndërmarrje, si dhe ka marrë iniciativë për rihapjen Terminalit Doganor në hapësirat e ‘Trepçës’, ashtu siç ka qenë deri më 2013”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/photos/pcb.1211463292531514/1211463162531527/?type=3&__tn__=HH-R&eid=ARBf1nOMLjL2gxsXXsTGt_U11tdpSb9pC5fLRuUkiAORyoeAmfpYqG5hJLXHHVJbbwCDR3ufFjzlDDxH&__xts__%5B0%5D=68.ARCKQbbZyJXaKt6w_0Ribs9AwKzYmVeiGZ7MKwSxNEebYxmLn05jdsfSH562YItwHS7-7dpUTzfIU-aTDHAeEOX-9TJfPZbV4dv8s8aKXQLOc7GmuFNR8OWMYQ6-Kht16MWosSbfPnimjk6CuDGPZuxv87GAO3cRl_-f6CkJHFhThacMzIQGb-75J71kQgzwDK77d-7MU-26Z2SudNFj5kYzUXae-oxZG_0OM71a3hiaY2I-QW-aimWFjNBpuMoFD-T4p_gvp70VWTQtPeCoQuWLUspTVbBLJCt0GAvVh_QBcUrw1DonTFxH5b7snCvgx9Er6dG14t9l0Y2zEAwx0pQmMQ
(Q.R / Epoka e re)