Abelard Tahiri: Kurti në vazhdimësi po e sulmon Gjykatën Kushtetuese
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në vazhdimësi është duke sulmuar Gjykatën Kushtetuese.
Tahiri ka pohuar se Kurti po i sulmon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese çdo ditë.
“E kemi parë në vazhdimësi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke sulmuar gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese. Çfarë do debati që bëhet i dëmton institucionet e Kosovës. Ai çdo ditë po i përçon mesazhe Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ndër të tjera, Tahiri ka thënë se Kurti ka shkelur Kushtetutën dhe se po të ishte këshilltar ligjor i tij, do të kishte të pamundur të punonte sepse sipas tij, është dëm i madh i karrierës.
Tahiri në fund ka bërë thirrje që partitë politike ta ndalin presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese.



