
Përleshja në Deçan, Prokuroria: Bëhet fjalë për vrasje në tentativë
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, është deklaruar në lidhje me përleshjen në Strellc të Epërm të Deçanit.
Ai tha se bëhet fjalë për “Vrasje në tentativë”.
“Mund të them që ka ndodhë një vrasje në tentativë”, tha ai shkurt për Express.
Ndërkaq zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, tha se dy persona janë përleshur dhe më pas njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin.
Ai tha për Express se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se cka ka ndodhë”, tha ai.