Përleshje masive me karrike kokës mes stafit të hotelit dhe pushuesve | Video

20 gusht 2023 | 21:52

E pazakontë në Turqi. Një përleshje masive ka ndodhur mes disa pushuesve dhe stafit të një hoteli.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon një sherr mes disa personave, të cilat madje përdorin edhe karrige për të goditur njëri-tjetrin. Përleshja dyshohet se ka ndodhur në fund të muajit të kaluar (31 korrik) në hotelin Mirage World në Içmeler, Turqi dhe thuhet se të përfshirë janë pushues britanikë.

Sipas Daily Mail, përleshja ka nisur për shkak të një mosmarrëveshje mes një pushuesi britanik me një prej anëtarëve të stafit. Kjo më pas çoi në sherrin masiv, ku 10 punonjës të hotelit u përfshinë në sulmin ndaj britanikut, duke hedhur edhe një karrige kundrejt tij.

Pamjet tronditëse, të kapura nga një britanik i panjohur në një ballkon, tregojnë një grup pushuesish duke bërtitur ndërsa një anëtar i stafit mund të shihet duke goditur me grusht një pushues. E gjithë kjo skenë ndodh para një burri që besohet se është menaxheri i hotelit.

Ndërkohë, kameramani duket se po shijon skenat kaotike teksa qesh me pamjen, duke thënë vazhdimisht ‘Oh yeah’ teksa fillon sherri.

Një anëtar i stafit më pas merr një karrige të zezë dhe e hedh mes personave të përfshirë në sherr. Më pas një prej pushuesve merr një tjetër karrige dhe e hedh në drejtim të stafit. Pamjet u shpërndanë në Facebook nga Sean Reay më 5 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, përmes një…