
Përleshje në Graçanicë, arrestohen dy shtetas të huaj
02 maj 2021
| 09:45
Dy shtetas të huaj janë arrestuar në fshatin Preoc të Graçanicës, pasi që pas një zënke në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, njëri është ndaluar për tretman nën përkujdesjen e policisë.
Ndërsa i dyshuari tjetër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.