Zaho shpreh dashurinë për Vlorën, Rama e merr përdore dhe nis t’i tregojë çdo pëllëmbë të saj

02 maj 2021 | 09:30

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me të birin, Zahon dhe në vendin që ky i fundit donte më shumë, në Vlorë.

Në foton që Rama ka publikuar në “Facebook” shihet teksa e ka kapur përdore Zahon dhe i tregon lapidarin për dëshmorët e fshatit Vuno.

Zaho e ka shprehur dashurinë e tij për Vlorën në një nga mitingjet elektorale, kështu që kryeministri Edi Rama me sa duket ka zgjedhur që t’ia tregojë çdo pëllëmbë të saj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të premten janë arrestuar dy persona, shtetas të huaj, pasi…