Përleshje në Podujevë, një i plagosur dhe një i lënduar me sëpatë

03 gusht 2025 | 08:37

Tre persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të Podujevës pasi dyshohet se janë rrahur mes vete dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Njëri prej tyre është lënduar nga sëpata, ndërsa tjetri është plagosur me armë.

Ata janë dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë është larguar.

“VRASJE NË TENTATIVË, ARMËMBAJTJE PA LEJE & Pjesëmarrje në rrahje- Dumnicë e Poshtme, Podujevë / 02.08.2025-20:44. Janë arrestuar tre  të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit për motive të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti, dhe dyshohet se gjatë përleshjes ka pasë edhe të shtëna me armë zjarri.  Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime nga një mjet i fortë-sëpatë, ndërsa i dyshuari tjetër është plagosur me armë zjarri. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: dy vetura-njëra e dëmtuar, një sëpatë, dy sprej një shkop metali dhe tre zinxhirë dore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nata e tretë dhe e fundit e festivalit më të…