
Përmbyllet turniri memorial “Afrim Bunjaku”
18 shkurt 2024
| 16:45
Është përmbyllur turniri memorial “Afrim Bunjaku”, i cili është organizuar në nderim të jetës dhe sakrificës së heroit më të ri të Kosovës.
Ekipe të futbollit të vogël nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe veteranët e futbollit kosovar, u bënë bërë bashkë për tre ditë në Vushtrri për të marrë pjesë në Turnirin Memorial kushtuar heroit Afrim Bunjaku.
Në përmbyllje të turnirit, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se është i lumtur që e kanë mbështetur këtë aktivitet sportiv që i është kushtuar heroit Afrim Bunjaku.
Ekipi “Drenica” u shpall fituese e vendit të parë në kategorinë profesionale, ndërsa në kategorinë jo profesionale fitues u shpall ekipi “Veteranët Futsal Vushtrri”.