Përmbyset autobusi me 50 pasagjerë, humbin jetën 8 persona

15 gusht 2021 | 20:29

Tetë persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përplas në autostradën M7 gjatë rrugës për në Budapest në orët e para të së dielës, 15 gusht tha policia në një deklaratë.

Policia tha se autobusi hungarez u përmbys  për arsye ende të panjohura në perëndim të Budapestit.

Agjencia shtetërore e lajmeve MTI tha se autobusi, i cili kishte targa hungareze dhe transportonte më shumë se 50 pasagjerë, ishte përplasur me një shtyllë mbikalimi.

Shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje dhe ndihmuan 14 persona të plagosur të dilnin nga autobusi i përmbysur, shkruan Reuters.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka diskutuar zhvillimet…