Përmbytje në Itali, lumenjtë dalin në rrugë, mbyllen shkollat në disa zona

03 maj 2023 | 08:11

Autoritetet në Emilia Romagna të Italisë ndodhen në gatishmëri të plotë për shkak të përmbytjeve në disa zona që kanë shkaktuar reshjet e dendura të ditëve të fundit.

Niveli i uji në disa lumenj është rritur ndjeshëm dukë sjellë përmbytje të tokave dhe në qendër të Castel Bolognese, komunë kjo në provincën e Ravenës.

Kryebashkiaku vendosi të mbyllë shkollat si dhe qarkullimin disa rrugë për motive sigurie, pas çarjes së një argjinature në Biancanigo.

Aktualisht reshje të dendura shiu ka në disa zona të Italisë, ku reshjet pritet që të përfundojnë ditën e enjte.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Militantët në Gaza goditën Izraelin me më shumë se 20…