Përmbytje në Seul, dhjetëra viktima

09 gusht 2022 | 08:14

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbytjeve që përfshinë disa pjesë të kryeqytetit të Koresë së Jugut.

Reshjet e dendura të hënës në mbrëmje përmbytën rrugët, stacionet e metrosë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë qytetin e Seulit dhe provincat rreth tij.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Koresë, në disa zona u shënua sasia më e madhe e reshjeve në 80 vitet e fundit. Ajo shton se sipas parashikimit, situata mund të përkeqësohet pasi reshjet pritet të vijojnë edhe për disa ditë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, në pjesë të Seulit, portit perëndimor të Incheon dhe provincës Gyeonggi, u shënuan reshje shiu mbi 10 cm të hënën në mbrëmje./A2/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar një tjetër ndihmë…