Përmbytjet në Indi “sjellin vizitorë të pazakontë në shtëpi”

19 korrik 11:49

Kafshët në Parkun Kombëtar të Kazirangas po vuajnë nga përmbytjet shkatërruese në Assam të Indisë. Vuajtjet janë aq të shumta, sa disa kafshë kanë mundur që tu afrohen zonave të banuara.

Madje një tigër është gjetur në shtratin e një banese pranë autostradës kombëtare. Pronarët janë tmerruar teksa kanë parë kafshën e egër dhe të rrezikshme të relaksohej i qetë mbi krevat dhe njoftuan autoritetet.

Në një postim në rrjetet sociale, ‘Wildlife Trust India’ ka informuar se veterineri Dr Samshul Ali është angazhuar për të qetësuar tigrin dhe më pas ta rikthejnë në Parkun Kombëtar të Kazirangas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku…