Përmes aktiviteteve të ndryshme, Skenderaj shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

04 korrik 2026 | 14:50

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi, Lushtaku shprehu urimet më të përzemërta për popullin amerikan, duke theksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë, paqes dhe shtetndërtimit.

“Urime 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Në këtë ditë të veçantë, shprehim urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, paqes dhe shtetndërtimit. Miqësia jonë është e përhershme!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë…