Përmes WhatsApp janë përgjuar shumë zyrtarë të lartë

01 nëntor 2019 | 11:25

Aplikacioni më i përdorur për komunikimet me celular, Uacap, është shfrytëzuar nga aktorë shtetërorë për të përgjuar zyrtarë të lartë të qeverive dhe ushtrive mike me SHBA-në nëpër botë. Veprimtaria dyshohet se mund të ketë pasoja politike dhe diplomatike.

Zyrtarë të lartë nga mbi 20 shtete të botës kanë rënë pre e përgjimeve prej përdorimit të aplikacionit WhatsApp.

Raportohet se shumë nga viktimat janë pjesëtarë qeverish dhe të ushtrive aleate me Shtetet e Bashkuara.

Incidenti që po hetohet nga kompania mëmë, Facebook, pretendon se përgjimi i personave është kryer duke shfrytëzuar pikat e dobëta të sigurisë së aplikacionit.

Përmes instalimit të programit kompjuterik “Pegasus”, një operator mund të ekzekutojë komanda për vjedhjen e fjalëkalimeve, mesazheve me tekst dhe zë, apo të aktivizojë pa u vënë re kamerën, mikrofonin dhe të gjurmojë gjeografikisht lëvizjes e viktimave.

Teknikat dhe platforma për mbajtjen nën mbikëqyrje të plotë të aparateve celulare të viktimave mendohet se janë siguruar nga firma izraelite “NSO Grup” që është e specializuar në spiunazh.

Të martën, Uacap ngriti një padi penale ndaj grupit me pretendimin se platforma e piratimit që ajo ka zhvilluar u përdor mes 29 prillit dhe 10 majit 2019 për të vjedhur bisedat personale të mbi 1,400 përdoruesve.

Mes personave të përgjuar ishin disidentë politikë, avokatë, gazetarë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut në shtete si SHBA-ja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Meksika, Pakistani dhe India.

Kompania është përballur edhe më parë me akuza të ngjashme dhe deklaron se teknologjitë që disponon u shiten vetëm organeve qeveritare në bazë të ligjit për luftën e tyre kundër terrorizmit dhe krimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taylor Swifti është vlerësuar me një çmim mjaft të madh.…