
Përmirësohet më tej situata me pandeminë në Itali, 37 viktima në 24 orë
29 gusht 2021
| 18:54
Pëson një ulje të re numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali. Nga 223 mijë testime të kryera 5959 prej tyre rezultuan pozitive, ndërkohë që viktimat në 24 orë janë 37.
Në terapitë intensive janë të shtruar 525 persona në të gjithë vendit, ndërsa të shëruar në 24 orë janë 4298.
Ka një rritje lehtë të shtrimeve në repartet e tjera Covid, ndërkohë që po monitorohet situata në Siçili, e cila raportoi dhe numrin më të lartë të infektimeve ditore.