CAS kundër LaLiga, duhet të lejojë lojtarët të grumbullohen me kombëtaret

29 gusht 2021 | 18:42

CAS ka refuzuar kërkesën e LaLiga për të hedhur poshtë vendimin e FIFA-s, që zgjati më dy ditë afatin ndërkombëtar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në Amerikën Latine. CONMEBOL e kishte bërë këtë kërkesë, që gjeti dakordësinë e FIFA.

Presidenti Gianni Infantino kishte kërkuar solidaritet nga klubet, prej situatës së krijuar në gjithë botën prej masave anti-covid. FIFA, në komunikatën e saj ditën e sotme, shkruan se pret që LaLiga të njohë vendimin e saj, që u ligjërua me vendimin e sotëm që mori CAS.

LaLiga nga krahu tjetër premton se do të vazhdojë betejën ligjore, pasi shtyrja e grumbullimeve u dëmton garën. Gjithashtu është vendosur që të shtyhen dy ndeshje të kampionatit, Villarreal-Deportivo Alaves dhe Sevilla-Barcelona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar qëndrimin e tij…