Përparim Rama flet për aferën e “Badovcit”

07 shkurt 2024 | 08:27

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar për herë të parë ‘aferën’ Badovci.

Ai tha se toka afër liqenit Badovci ka pasë kushte ndërtimi, por për shkak të presionit publik për mbrojtje të ujit, është ndalë ndërtimi dhe iu është ofruar ndërrimi i tokës, me një vend ku mund të bëhet ndërtimi.

“Faktet thonë po ashtu që një tonë e cila në qeverisjen e kaluar është vlerësuar prej ministrisë faktikisht, 13 hektarë afër liqenit janë vlerësuar 8 milionë, edhe ministria i ka kërkuar komunës prapë në qeverisjen e kaluar për me e shty procesin sepse e ka ndalë. Kjo pronë ka pasur leje ndërtimi dhe ka pasë faktikisht kushte ndërtimi edhe për shkak të presionit publik, ka thënë ndaloni mos ndërtoni aty edhe e ka vlerësua tonë, ka thënë ta ndërrojmë t’ia japim diku tjetër sepse e kanë pronocu si pronë me interes publik për mos me e lënë me u ndërtu rreth liqenit, për me e mbrojë ujin. Kjo ka qenë arsyeja pse e kanë ndalë, edhe i kanë thënë po e ndrrojmë po ta japim diku tjetër. Vendin ku ia ka dhënë tash të ri, prapë ministria, komuna ka propozu me ia dhënë diku 6.6 hektarë për me e ndërru 13 hektarshin, ministria atë e ka vlerësuar si 3 milionë. Ministria e ka vlerësu tokën e komunës si 3 milionë 6.6 hektarë, ministria e ka vlerësua tokën private 13 hektarshe 8 milionë, aty s’ka pasë punë Përparim Rama, apo Kuvendi Komunal”, tregoi Rama.

Ai tha se kanë mbetur edhe 5 milionë që të shpronësohen dhe është kërkuar që procesi të vazhdojë përpara. /ATV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca e Komisionit Europian është më e fuqishmja për sa…