Përparim Rama premton fasadimin e ndërtesave në Kurriz

05 nëntor 2025 | 08:40

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar në lagjen e Kurrizit.

Ai ka theksuar se në këtë lagje u transformua tërësisht tuneli.

Rama premtoi fasadimin e ndërtesave.

“Në Kurrizin ikonik kemi bërë punë të madhe në tunel poshtë, e tash do të fokusohemi në fasadimimin e ndërtesave që nuk janë prek qe më shumë se 40 vite”, tha Rama.

Ai premtoi edhe investime në pjesën poshtë Kurrizit dhe renovim të hapësirave.

“Procesi do të vazhdojë me restaurimin e të gjitha pikave këtu të enterierit, po ashtu edhe të gurëve që janë hequr ose dëmtuar. Edhe këto forma që duken të shëmtume me i kthy në ato origjinale qysh i ka pas Kurrizi ikonik”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadik Krasniqi Për librin “Në fund të verës” të Enver…