
Përparim Rama zëvendësohet në Kuvendin Komunal të Prishtinës
14 dhjetor 2021
| 15:11
Sami Salihu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta zëvendësojë Përparim Rama, në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Përveç Ramës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar edhe rekomandimin për zëvendësimin e nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj me Pëllumb Bajqinovcin.
Kujtojmë se kryetari i ri i Prishtinës, ditë më parë ka pranuar zyrtarisht detyrën e të parit të kryeqytetit.
Rama ka dhënë betimin para anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës.