Ministri Latifi merr mbështetje nga ShBA-ja

14 dhjetor 2021 | 15:08

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Rifat Latifi, ka pritur të martën në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Nick Giacobbe dhe drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi.

Në këtë takim, ministri Latifi  ka falënderuar SHBA-në për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe veçanërisht në përballjen me Covid-19.

Ndërsa i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane, Nick Giacobbe ka shprehur përkushtimin e ShBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…