Një i vdekur nga Covidi, tetë raste të reja dhe 2 mijë e 892 të vaksinuar
14 dhjetor 2021
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Covidi dhe janë paraqitur tetë raste të reja me koronavirus.
Sipas kësaj ministrie në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 892 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.647.674 doza të vaksinës. Deri më sot 773.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.742 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.914. Në total numri i rasteve aktive është 314”, ka njoftuar MSh-ja.



